Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi, ka përshëndetur fjalimin e kryeministrit Edi Rama përballë anëtarëve të Këshillit të Evropës.
Krasniqi ka konsideruar se udhëheqja e Edi Ramës me Shqipërinë është fat i madh për Kosovën.
Sipas tij, Rama po i shfrytëzon të gjitha mundësitë për t’i dalë në mbrojtje Kosovës.
“Është fat i madh për Kosovën që në këtë periudhë sfiduese, Shqipëria ka një kryeministër si Edi Rama – i cili nuk e humb asnjë mundësi që i jepet për të mbrojtur Kosovën, luftën tonë çlirimtare dhe të drejtën tonë të patjetërsueshme për liri dhe pavarësi”, shkroi Krasniqi në Facebook.
“Populli i Kosovës të është mirënjohës!”.
Ndryshe, në fjalimin e tij, Rama ka kërkuar që ndërkombëtarët t’i referohen Kosovës si “Kosova” e jo “Kosovo”, kundërshtoi raportin e Dick Martyt si dhe ndau disa fjalë për ish-presidentin Hashim Thaçi.