Hoti: Fjalimi i Ramës në Këshillin e Evropës, ishte i fuqishëm për Kosovën

Aktuale

Hoti: Fjalimi i Ramës në Këshillin e Evropës, ishte i fuqishëm për Kosovën

Më: 12 tetor 2022 Në ora: 17:18
Avdullah Hoti

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka falënderuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, për fjalimin e tij në Këshillin e Evropës, ku sipas tij ky fjalim ishte i fuqishëm për Kosovën.

Hoti përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se Shqipëria mbetet zëri i Kosovës në krahasim me vendet e tjera sa i përket mbështetjes së tyre për vendin tonë.

Postimi i plotë i tij:

Faleminderit Kryeministër Edi Rama për fjalën në Këshillin e Evropës.
 

Derisa Kosova 🇽🇰 të anëtarësohet në mekanizmat ndërkombëtarë, Shqipëria 🇦🇱 mbetet zëri i jonë, krahas vendeve mike që kanë mbështetur përpjekjet e popullit të Kosovës për liri e pavarësi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat