“Jam kryeministri i parë i Kosovës të cilin priftërinjt ortodoksë në Manastirin e Deçanit nuk pranojnë ta takojnë”.
Kjo është njëra nga deklarimet e fundit të shefit të qeverisë ksoovar, Albin Kurti, ndaj së cilës Kisha Ortodokse Serbe i reagoi, duke thënë se ai dhe presidentja Vjosa Osmani “janë zyrtarët e parë kosovarë që publikisht shprehen kundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës dhe që e konsiderojnë të paligjshme”.
Përveç kësaj, ata kanë thanë se Kurtin e mirëpresin “me një ekstrakt të kadastrit të pronësisë së manastirit”.
Si erdhi deri te kjo?
Çështja, siç thotë REL e “kthimit”, të pronave (të pretenduara) të Manastirit të Deçanit ka qenë relevante qe gjashtë vite, duke pasur ndërmend refuzimin për të zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetutës, pavarësisht thirrjeve të diplomatëve amerikanë dhe evropianë, thirrje këto në favor të manastirit.
Vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës janë përfundimtare dhe të detyrueshme për palët.
Sidoqoftë, ligji nuk parasheh “ndëshkim” për moszbatimin e vendimeve të instancës më të lartë gjyqësore.
Në shtator të vitit 2021, Gjykata Kushtetuese e Kosovës lëshoi një “vendim për mos-ekzekutimin e verdiktit”, ku deklaroi se vendimi i saj i 2016’ës nuk është zbatuar.
Mëpastaj prokurorit të shtetit iu kërkua të veprojë në pajtim me Ligjin Penal dhe Ligjin mbi Procedurat Penale të Kosovës.
Në ndërkohë, Prokuroria Themelore në Pejë në Kosovë në qershor të këtij viti ka konfirmuar se ka nisur një hetim kundër komunës së Deçanit për moszbatim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, por detajet nuk u specifikuan.
Më 11 tetor, media kontaktoi sërish të njëjtën prokurori për të pyetur se deri ku kishte ecur hetimi dhe nëse ishte ndërmarrë ndonjë hap specifik, por deri në përfundimin e këtij artikulli, nuk kishte marrë asnjë përgjigje.
Çfarë është vënë në pikëpyetje?
Autoritetet lokale të Deçanit kanë refuzuar të lejojnë Manastirin e Deçanit për të regjistruar 24 hektarë tokë dhe pyje në kadastër për shkak se janë të bindiur që kjo pronë i takon ndërmarrjeve shoqërorew Apiko dhe Ilirija, dhe se kurrë s’i ka takuar manastirit.
Ata gjithashtu vlerësojnë se Gjykata Kushtetuese “ka legalizuar” vendimin e ish-presidentit të Republikës Federale të Jugosllavisë, Slobodan Millosheviç, më 1997, i cili vendosi t’ia jep për donacion këtë pronë Manastirit të Deçanit.
Këtë e thotë shpesh edhe kryeministri kosovar, Albin Kurti, dhe presidentja Vjosa Osmani.
Thënë shkurt, sipas tyre, vendimi i Gjykatës Kushtetuese ëshë bazuar mbi politikan diskriminuese të qeverisë serbe të të 90’ave.
Qëndrimi i Kurtit
Media i ka adresuar pyetje qeverisë kosovare nëse kanë ndërruar qëndrim me çështjen e Manastirit të Deçanit, por nuk ka pasur përgjigje deri në publikimin e këtij teksti, thotë Radio Evropa e Lirë në gjuhën serbe.
Kurti ka folur publikisht për këtë temë më 9 tetor në një semar të NATO-s, ku përsëriti pozicionin e tij të mëhershëm, por gjithashtu shprehu shpresimin e tij se çështja “mund të zgjidhet përmes dialogut”.
Sidoqoftë, ai tha se kleri i Manastirit të Deçanit, refuzoi ta takojë atë.