Xani: Raporti i BE-së për Kosovën i paraprinë vendimit për liberalizim të vizave

Aktuale

Xani: Raporti i BE-së për Kosovën i paraprinë vendimit për liberalizim të vizave

Më: 12 tetor 2022 Në ora: 18:22
Visar Xani

Njohësi i politikës së jashtme, Visar Xani ka folur për raportin e Bashkimit Evropian për Kosovën i cili iu dorëzua sot krerëve intitucionalë.

Xani theksoi se raporti i BE-së, i konstaton veprimet konkrete në disa fusha. Prandaj, sipas tij, ky raport duket se i paraprinë një vendimi për miratimin e vizave.

“Nëse e marrim si tërësi duket një raport i matur. Mbase i paraprinë ky edhe një vendimi të mundshëm për liberalizim të vizave. Dhe nëse do të kishim një raport më kritik atëherë i bie që do të ishte dhe një si me thënë, një kundër argument ose një argument prej shteteve të cilat nuk e përkrahin liberalizimin e vizave”, tha ai.

Tutje Xani tha se rëndësishme është që ka progres dhe një sinjal në këtë raport, e që sipas tij, kritikat në këtë raport nuk janë aq të ashpra, që mund të ndikojë shumë të procesi i liberalizimit të vizave.

Zyra e Bashkimit Evropian ka publikuar të mërkurën raportin e Progresit për Kosovën. Këtë raport presidentja e vendit, Vjosa Osmani e ka pranuar  nga shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian, Tomas Szunyog.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat