Policia e Kosovës ka arrestuar sot katër persona në një restorant në fshatin Shkabaj, si të dyshuar për një rast rrëmbimi që është denoncuar dje.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.
Sipas Ahmetit, personat e arrestuar janë: G.B i moshës 25-vjeçare, A.B i moshës 22-vjeçare, E.T i moshës 23-vjeçare dhe L.Rr i moshës 34-vjeçare.
“Personave të dyshuar u janë gjetë dhe sekuestruar gjësendet ( llap top, stoli- bizhuteri, orë dore, pasaportë etj.), që i janë marrë personit të rrëmbyer, i cili në gjendje të mirë është liruar pasi i janë marrë gjërat e sipërshënuara. Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorin e shtetit, janë duke kryer veprimet e nevojshme, para se rasti të procedohet më tej”, ka thënë Ahmeti.