Ish ministri i Punëve të Jashtme, Skender Hyseni e ka përshëndetur fjalimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në Këshillin e Evropës.
Në një postim në Facebook, Hyseni ka shkruar se Rama me një elokuencë dhe qartësi denoncoi Raportin (e turpshëm) të Dick Martit nga i cili në vitin 2011 pat buruar një rezolutë poaq e turpshme (Rezoluta 1782) e Këshillit të Evropës të vitit 2011 për “trafikimit organesh” nga ana e UÇK-së.
Sipas Hysenit, Rama bëri atë të cilën duhej ta bënte secili kryeministër shqiptar.
Postimi i plotë i Hysenit:
Trokitje në ndërgjegjen e Këshillit të Evropës!
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, me një paraqitje të fuqishme, Këshillit të Evropës i bëri një thirrje unikale për ndërgjegjësim.
Rama, me një elokuencë dhe qartësi denoncoi Raportin (e turpshëm) të Dick Martit nga i cili në vitin 2011 pat buruar një rezolutë poaq e turpshme (Rezoluta 1782) e Këshillit të Evropës të vitit 2011 për “trafikimit organesh” nga ana e UÇK-së.
Rama bëri atë që duhej ta bënte, Në rrethana jo bash të lehta, dhe ndonëse relativisht i vetmuar, ai u përcaktua për një betejë të vështirë për të vërtetën dhe drejtësinë, përball indiferencës dhe inaktivizmit politik të shumicës së politikaneve shqiptarë në të dyja anët e kufirit!
Ndonëse besoj se është obligim i çdo kryeministri shqiptar të ngris zërin, aty ku duhet , për Kosovën dhe drejtësinë, në veçanti për paraqitjen e sotme në KE, Kosova duhet t’i jetë mirënjohëse Kryeministrit Rama.
Faleminderit kryeministër Rama!
S.H.