Kosova filloi përgatitjet për aplikimin e statusit kandidat në BE, Szunyog: Liberalizimi nuk do të ndodh nesër

Aktuale

Kosova filloi përgatitjet për aplikimin e statusit kandidat në BE, Szunyog: Liberalizimi nuk do të ndodh nesër

Më: 12 tetor 2022 Në ora: 18:48 Përditësuar në ora: 19:42 më 12.10.2022
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

​Fjalimi i Ramës në KiE, Kurti: Nuk mund të mbrosh Kosovën pa adresuar krimet e Serbisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se nuk ka pasur mundësi të dëgjojë fjalimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në Këshillin e Evropës. Kurti ka thënë se nuk mund të flitet për luftën dhe të mbrohet Kosova pa adresuar krimet e Serbisë në Kosovë.

I pyetur nëse ka kontribuar në këtë fjalim, Kurti ka thënë se ditën e ka kaluar në takime të shumta dhe nuk e ka dëgjuar fjalimin e Ramës për raportin e Dick Marty-t në Këshillin e Evropës, raporton KP.

“Nuk di a kam kontribuar në fjalimin e kryeministrit Rama sepse nuk e kam dëgjuar, pra nuk kam pasur mundësi ta dëgjoj, kam qenë në Pejë sot dhe tërë ditën nëpër takime të shumta e në mbrëmje vonë përpiqem të përditësohem për mëngjesin e nesërm”, ka thënë Kurti.

Kryeministri i Kosovës ka thënë se faktorët ndërkombëtar do të duhet të mobilizohen për ndjekjen e krimeve që Serbia i ka kryer në Kosovë.

Ai ka thënë se qëndrimet dhe kundërshtimi ne tij për Gjykatën Speciale i ka shprehur në kohën kur është themeluar ajo dhe se nuk ka çka të shtojë.

“Mund të them që Dhomat e Specializuara nuk janë karakterizuar nga transparenca, nuk mund të lavdërohen për transparencë dhe gjithashtu së shpejti bëhen dy vjet që kemi mbajtje në paraburgim pa një datë gjykimi. Mbi të gjitha besoj që faktorët ndërkombëtar do të duhej të mobilizohen që krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë nga forcat e Serbisë të ndiqen dhe gjithashtu përgjegjësit dhe fajtorët të gjykohen dhe dënohen”.

“Andaj kudo që flet në arenën ndërkombëtare do të duhej nga faktorët ndërkombëtar ta trajtojë këtë çështje sepse në Kosovë ka ndodhur gjenocidi për ta ndaluar ka intervenuar NATO dhe kemi pa numër krime të pa adresuara. Pra nuk mund të flasësh për luftën në Kosovë dhe ta mbrosh Kosovën pa e adresuar krimin e Serbisë në Kosovë”, ka thënë Kurti.

Szunyog: Liberalizimi i vizave s’do të ndodhë nesër, do të ketë diskutime

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog ka thënë se liberalizimi i vizave për Kosovën nuk do të ndodhë nesër, pasi që fillimisht do të ketë diskutime.

Kështu u shpreh ai në një konferencë për media pas dorëzimit të Raportit për Kosovën.

“Por kjo çështje është një diskutim në nivel të ekspertëve dhe në nivelin e ekspertëve nuk mund të prisni vendime, do te këtë diskutime dhe në fund të fundit është Këshilli i Ministrave që vendos”, u shpreh ai.

Kurti: Kemi filluar përgatitjet për të aplikuar për marrjen e statusit kandidat në BE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se qëndrimin e tij për Gjykatën Speciale e ka shprehur në vitin 2015. Ai ka thënë se nuk ka një qëndrim të ri.

Duke folur në një konferencë për media, Kurti ka thënë se kundërshtimin e tij, e ka shprehur në kohën kur ishin përgatitur amanamentimet kushtetuese.

“Sa i përket Dhomave të Specializuara, brengën e shqetësimin dhe kritikën e kundërshtimin tim, e kam thënë qysh në pranverën dhe verën e vitit 2015, kur u patën përgatitur amandamentimet kushtetuese. Nuk kam qëndrime të reja për këtë çështje”, ka deklaruar ai.

Ai ka thënë se dhomat e specializuara s’mund të lavdërohen për transparencë.

“Mund të them që dhomat e specializuara nuk janë karakterizuar nga transparenca, pra s’mund të lavdërohen për transparencë dhe kemi rastin që dy vjet kemi mbajtje në paraburgim pa gjykim. Faktorët ndërkombëtarë duhet të mobilizohen që krimet e kryera nga Serbia në Kosovë, të ndiqen e fajtorët të gjykohen e dënohen”, ka deklaruar ai.

Kurti ka thënë se s’mund të flitet për luftën pa i adresuar krimet e luftës në Kosovë.

“Në Kosovë ka ndodhur gjenocidi, të cilin NATO-ja e ka ndalur me intervenim. Nuk mund të flasësh për luftën pa i adresuar krimet në Kosovë”, ka thënë Kurti.

Albin Kurti: Kosova ka filluar përgatitjet për të aplikuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka komentuar raportin e progresit për Kosovën, duke thënë se vendi kë shënuar progres në shumë fusha.

Kurti në një konferencë për media së bashku me shefin e zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, tha se Kosova ka filluar përgatitjet për të aplikuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Kemi filluar përgatitjet për ta dorëzuar aplikacionin për anëtarësim në Bashkim Evropian si hap i parë e me synim marrjen e statusit kandidat”, tha Kurti.

Ndër tjerash, Kurti filloi t’i komentojë edhe fushat nëpër të cilat thotë se ka pasur progres Kosova.

“Ka shënuar progres në shumë fusha, përkundër krizave globale që është përball jo vetëm Kosovë por i gjithë kontinenti evropian. Raporti që në fillim e përgëzon Kosovën për stabilitetin e qëndrueshmërinë politike. Edhe këtë vit janë ndërmarr reforma që kanë qenë rekomandime të BE’së për një kohë të gjatë, e të cilat u injoruan nga qeveritë e kaluara si psh: terminalet doganore private nuk janë në harmoni me marrëveshjen e stabilizim associmit, dhe kalimi gradual nga ato private në ato publike është rekomanduar që nga vitit 2018.

Vitin e kaluar e hapëm terminalin doganor në Mitrovicë, ndërsa atë në Podujevë e kthyem në terminal shtetëror. Kemi rritur luftën kundër korrupsionit. Kemi përkrahur bujqit…”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat