Fjalimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në Këshillin e Evropës, e ka mbështetur zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi.
Ai ka thënë se i bashkohet thirrjes së Ramës për “të rishikuar Rezolutën 1782 që të shpallën të pabaza akuzat për trafikim ë organeve njerëzoren ë luftën e Kosovës”.
“I bashkohem plotësisht thirrjes së tij për drejtësi ndaj katër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen nga Gjykata Speciale dhe kërkesës për rishikimin e Rezolutës 1782 që të shpallen të pabaza akuzat për trafikim të organeve njerëzore në luftën e Kosovës”, ka shkruar Grubi.
Numri dy në qeverinë e Maqedonisë së Veriut ka thënë gjithashtu se fjalët e Ramës vunë në dukje vullnetin e palëkundur të partneritetit properëndimor dhe kërkesat sipas tij legjitime për Kosovën.
“Retrospektivë faktike e historisë së mbarë popujve të Ballkanit, e kapitullit të mbyllur të armiqësive dhe kapitullit të hapur të paqes dhe bashkëpunimit nën udhëheqjen e institucioneve ndërkombëtare, si dhe porosi të fuqishme drejtuar Europës mike nga Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, sot në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës. Fjalë që vunë në dukje vullnetin tonë të palëkundur të partneritetit properëndimor dhe ëndrrën e pashuar të integrimit, por edhe kërkesat tona plotësisht legjitime dhe të drejta kombëtare për Kosovën dhe luftën e saj të drejtë ndaj mbrapështisë ideologjike të një regjimi okupator”, ka thënë ai.