Deputetutja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar pas fjalimit të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.
Ajo ka falënderuar Ramën duke theksuar se fjalimi i tij në Asamblenë Parlamentare të Keshillit të Evropës ishte historik.
Postimi i plotë:
Faleminderit Kryeministër Rama për fjalimin historik në Asamblenë Parlamentare të Keshillit të Evropës!
Mirënjohës që mbron të vërtetën për luftën tonë çlirimtare dhe të drejtën tonë të patjetërsueshme për liri dhe pavarësi.