Kryeministri Albin Kurti ka komentuar për herën e parë 13 gjetjet e Rifat Latifit për kohën sa ka qenë ministër i Shëndetësisë, e ku theksohen problemet më të mëdha në këtë fushë.
“Nuk ka projekte dhe punë që ka nisur Dr. Latifi e që unë nuk jam pajtuar.
Sa për gjetjet, atëherë kur ka shkelje do të veprojmë me forcat që mundemi ne”, është shprehur Kurti.
“Por ka shkelje që duhet të veprojë prokuroria dhe gjyqësia”.