Ish-kryetari i Prizrenit nga radhët e LVV-së, Mytaher Haskuka sot feston ditëlindjen e tij.
Krahas kësaj, ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës po bën festë për “liberalizimin e vizave” dhe për “raportin e Komisionit Evropian për Kosovën”.
Raporti i KE-së për Kosovën është publikuar sot dhe i njëjti i është dorëzuar kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani.
“Tu e festue raportin më pozitiv të Komisionit Evropian për Kosovën, liberalizimin e vizave… po edhe ditën që po plakem për një vit së bashku me zemrat”, shkroi Haskuka në Facebookun e tij.