Kosova ka nevoje për miratimin e Kodit Civil.
Kështu ka deklaruar ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier.
Hovenier në “Context”, ka thënë se ky është një ligj i nevojshëm, derisa ka shtuar se kur u hodh në votim në Kuvendin e Kosovës për herë të parë ka qenë i zhgënjyer me retorikën që është dëgjuar në seancë.
“Shtetet e Bashkuara dhe partnerët tanë kanë punuar me një numër të autoriteteve në Kosovë për të ndihmuar në përditësimin e Kodit Civil të Kosovës. Është ligj i nevojshëm sepse ky vend ka nevojë për një Kod Civil të shekullit XXI, të cilin nuk e ka momentalisht. Kur doli për herë të parë në Kuvend, ishim të zhgënjyer nga një pjesë e retorikës që e dëgjuam, veçanërisht lidhur me disa qytetarë të Kosovës që janë homoseksualë. Nuk menduam se ajo ishte gjuhë e përshtatshme për një Kuvend dhe do të shpresonin që gjuha në të ardhmen të jetë më e kujdesshme”, ka thënë ai.
Sipas tij, Kosova do të përparojë nëse e miraton Kodin Civil, duke thënë se shpreson se një gjë e tillë do të ndodhë.
“Gjithashtu, shpresojmë që Kodi Civil të miratohet. Do të ishte e rëndësishme për këtë vend dhe përparimin e tij”, është shprehur ambasadori.