Kosova përmendet në raportin e KE-së për Serbinë, Vuçiq: Kemi një rrugë të vështirë përpara

Aktuale

Kosova përmendet në raportin e KE-së për Serbinë, Vuçiq: Kemi një rrugë të vështirë përpara

Më: 12 tetor 2022 Në ora: 21:36
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, kur është fjala për dialogun me Kosovën, i cili përmendet në raport, ka thënë se Serbia nuk ka shkaktuar ndonjë krizë, por se e ka një rrugë të vështirë përpara, raporton Paparaci.

“Kam frikë se nuk ka asnjë lajm të mirë për Serbinë në këtë çështje. Por është diçka që duhet t’i përkushtohemi për të ruajtur paqen dhe stabilitetin, si dhe atë që është në thelb të interesave tona kombëtare dhe shtetërore“, tha ai në konferencën për media pas marrjes së Raportit Vjetor të KE-së për Serbinë.

Vuçiq tha se e kemi “skuqur supën tonë” për Kosovën, kur kemi kërkuar që negociatat të kalojnë në BE.

Ndërkohë, shefi i delegacionit të BE-së në Serbi, Emanuel Zofre, tha se çështja e dialogut me Kosovën është një proces themelor.

“Kemi pasur disa kriza në muajt e fundit, por duam të bëjmë progres”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat