Rrezarta Krasniqi: Kosova nuk ka marrë asnjë njohje që nga koha kur kryeministër ishte Avdullah Hoti

Aktuale

Rrezarta Krasniqi: Kosova nuk ka marrë asnjë njohje që nga koha kur kryeministër ishte Avdullah Hoti

Më: 12 tetor 2022 Në ora: 23:53
Rrezarta Krasniqi

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi ka deklaruar se që nga viti 2020, kur kryeministër ishte Avdullah Hoti, Kosova nuk ka marrë asnjë njohje të re.

Deputetja e LDK-së tha se Qeveria Kurti nuk ka strategji për politikë të jashtme.

“Sa i përket politikës së jashtme ne kemi parë që deri më tani kjo qeveri nuk ka pasur strategji. Dmth po i bën 18 muaj kjo qeveri që nuk kemi pasur asnjë njohje të re që nga viti 2020, kur kemi marrë njohjen nga Izraeli e ku kryeministër ka qenë Avdullah Hoti. Prej atëherë kemi pasur ngecje”, tha Krasniqi.

Teksa sipas saj, kjo qeveri nuk ka strategji as për aplikim në organizata ndërkombëtare.

“Atëherë kemi pasur një moratorium për një vit ku më 4 shtator është bërë një vit, që nënkupton se ka përfunduar dhe ne ende nuk kemi as strategji si të aplikohet, as në organizata  ndërkombëtare e as nga shtetet mosnjohëse, s’kemi parë asgjë nga kjo qeveri”, shtoi ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat