Edi Rama kritikohet ashpër pas kësaj deklarate: Kjo është fytyra e tij e vërtetë

Aktuale

Edi Rama kritikohet ashpër pas kësaj deklarate: Kjo është fytyra e tij e vërtetë

Nga: A.M Më: 13 tetor 2022 Në ora: 08:01
Edi Rama

Fjalimi i Edi Ramës në Këshill të Evropës nxiti reagime të shumta.

Kryeministri shqiptar, pas përfundimit të fjalimit, doli edhe para gazetarëve, ku u pyet: A do ta bënit për Haradinajn, atë që po e bëni për Thaçin?

Ai refuzoi t’iu përgjigjet kësaj pyetje, pasi e cilësoi si fyese.

E për këtë, ka reaguar profesori nga Amerika, Binak Maxharraj.

Sipas tij, nga Rama nuk pritej edhe ndonjë përgjigje më e mirë, ku me këtë rast doli edhe fytyra e tij e vërtetë, përcjell “Bota sot”.

“E cila familje ajo e Thaçit apo e Haradinajt derdhi më shumë gjak për lirinë e Kosovës?"

Kjo është fytyra e vertetë e Edi Ramës i cili është rreshtuar katerciperisht karshi Vuçiqit, duke e injoruar Kosovën për hatër të Vuçiqit, kurse Kosovës ia gjuan aty këtu ndonjë karramel sa për mashtrim” shkroi Maxharraj në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Gazetarët pyeten Edi Ramën: A do ta bënit për Haradinajn, atë që po e bëni për Thaçin?

Rama: Kësaj pyetje nuk i përgjigjem, fyese për mua.

E saktë kjo që e thotë Edi Rama.

Nga ky nuk pritej ndonjë përgjigje më e mirë. Të përkujdesesh për Hashim Thaçin, për Edi Ramën nuk është fyese ,por që ai ta bëjë një gjë të tillë siç po e bën për Hashim Thaçin për Ramush Haradinaj qenka fyese.

E cila familje ajo e Thaçit apo e Haradinajt derdhi më shumë gjak për lirinë e Kosovës?"

Kjo është fytyra e vertetë e Edi Ramës i cili është rreshtuar katerciperisht karshi Vuçiqit, duke e injoruar Kosovën për hatër të Vuçiqit, kurse Kosovës ia gjuan aty këtu ndonjë karramel sa për mashtrim.

Por, Edi Ramën pse nuk e prek ndërgjegjja të kujdeset, t’i hetoi edhe vrasjet e patriotëve luftëtarë nga Kosova, që u vranë apo u zhdukën në territorin e Shqipërisë gjatë luftës, duke filluar nga Kolonel Ahmet Krasniqi e të tjerë që s'janë të paktë, bile disave as sot e kësaj dite nuk u dihen gjurmët e as varret.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat