Bergita Curri nga Instituti i Mjekësisë Ligjore ka thënë se ka pasur raste kur një grua është dëbuar menjëherë pas natës së parë të martesës dhe është dërguar tek prindi i saj për shkak të virgjërisë.
Ajo tha se ky është një zinxhir i abuzimit me dinjitetin e një guraje dhe në anën tjetër, sipas saj, profesionistët shëndetësor nuk duhet të bien pre e kërkesave të tilla.
“Profesionisti shëndetësor është i thirrur të bëjë ekzaminim për shkaqe shëndetësore por asnjëherë të lëshohet në nivelin e cenimit të të drejtës së një gruaje duke u thirrur në norma tradicionale”, është shprehur Curri në “Edicioni Special”.
Tutje, ajo tha se edhe tek viktimat e dhunës seksuale, në shumë raste brengën kryesore pas ekzaminimit e kanë të pyesin se “a jam e virgjër”.
“Ka shumë vajza e gra që janë të bindura se është normale t’i nënshtrohesh një ekzaminimi të tillë dhe të tregosh paprekshmërinë tënde, pa qenë të vetëdijshme që ajo e cenon të drejtën e tyre për të vendosur për trupin e vet”, është shprehur Curri.