Pas takimit me Lajçakun, zyra e Kurtit paralajmëron takime të reja mes Kosovës dhe Serbisë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka pritur të enjten në takim emisarin e Bashkimit Evropian për Dialogun, Miroslav Lajçak.
Zyra e kryeministrit të Kosovës, ka njoftuar se pos procesit të bisedimeve të Brukselit, është biseduar edhe për takimet e radhës ndërmjet përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë.
“Kryeministri Kurti ritheksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar për kornizën e përgjithshme të marrëveshjes ligjërisht të obligueshme, marrëveshje kjo, e cila sjell normalizim të plotë, sepse e ka në qendër njohjen reciproke”, thuhet në komunikatën e zyrës së kryeministrit.
Po ashtu në këtë takim është biseduar edhe për Raportin e Bashkimit Evropian për Kosovën.
“Gjatë takimit u potencua Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën, i pranuar dje, si dukshëm më i mirë sesa vitin e kaluar dhe si një ndër raportet më të mira në rajon. U tha se ky raport tregon qartë përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për agjendën e BE-së dhe dëshmon arritjet e shënuara në shumë fusha, që kanë kaluar një hap më lart në shkallët e progresit”.
Gjithashtu çështja e energjisë ishte çështje e takimit mes Kurtit dhe Lajçakut.
“U bisedua për çështjet aktuale, si dhe domosdoshmërinë e zbatimit të marrëveshjes për energjinë, që përfundimisht shpie në pagesën e energjisë elektrike në pjesën veriore të Kosovës”, thuhet në komunikatë.
Pas këtij takimi Lajçak ka folur për gazetarë, ku ka treguar për përfshirjen e SHBA-ve, Gjermanisë dhe Francës në çështjen e dialogut.
Lajçak tregon se çka u bisedua në takim me Kurtin
I dërguar i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, pas takimit me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti tha se kanë biseduar për rrugën drejt normalizimit, çështjen e targave dhe energjinë.
Duke përmendur afatin për targat që është 31 tetori, Lajcak tha se është e rëndësishme të dinë se cilat janë planet dhe të shmangin çdo situatë që mund të përshkallëzohet.
Për dialogun, ai theksoi se ekziston një dritare mundësie deri në zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ato evropiane që mbahen në vitin 2024.
Përveç me kryeministrin Kurti, Lajcak ka zhvilluar takim edhe me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.
Lajcak: Diskutuam për rrugën përpara të normalizimit, targat dhe energjinë
“Pika numër një ishte rruga përpara për normalizimin dhe vazhdimin e diskutimit tonë që nisëm së fundmi, i cili vazhdoi edhe me ndërhyrjen e presidentit Macron dhe kancelarit Scholz dhe telefonatës së sekretarit Blinken dhe diskutojmë hapat e ardhshëm. Dhe pastaj ne kemi edhe pikën e dytë të rendit të ditës ku janë çështjet aktuale dhe veçanërisht çështja e energjisë, dhe çështja e targave, sepse për targat, siç e dini, afati është më 31 tetor dhe është shumë e rëndësishme për ju dhe që ne si Bashkim Evropian dhe Komuniteti Ndërkombëtar të dimë se cilat janë planet dhe të shmangim çdo situatë që mund të përshkallëzohet, sepse kjo nuk është në interesin e askujt”, tha Lajcak.
I dërguari i BE- së për dialogun Kosovë-Serbi tha se ka një kalendar politik unik sa i përket normalizimit të marrëdhënieve në mes të dy vendeve.
Ai tha se para zgjedhjeve në Shtetet e bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin evropian ka një mundësi të mirë meqë sipas tij në periudhën e zgjedhjeve prioritetet janë diku tjetër dhe kjo nuk është e mirë për dialogun.
Lajcak: Për dialogun ekziston një dritare mundësie deri në vitin 2024
“Ne kemi Aleancën unike të Bashkimit Evropian-Shtetet e Bashkuara të mbështetur fuqishëm nga Mbretëria e Bashkuar, të fokusuar në dialog dhe të gjithë jemi të gatshëm të shohim dialogun duke prodhuar normalizim. Kjo është vërtet mirë sepse kur kemi zgjedhje evropiane dhe kemi zgjedhje në SHBA, atëherë prioritetet janë diku tjetër dhe nuk është mirë për dialogun. Prandaj nuk do të thosha se viti i ardhshëm është vendimtar, që kam thënë më shumë se një herë që kemi këtë dritare mundësie, e cila do të zgjasë deri në zgjedhjet evropiane dhe zgjedhjet në SHBA në vitin 2024. Dhe mendoj se është përgjegjësia jonë të mos e humbim këtë dritare të mundësive. Dhe e dyta, unë jam ai që jap vlerësimin e dialogut, kjo është pjesë e mandatit tim dhe e respektoj plotësisht mandatin e komisionerëve kur bëhet fjalë për vlerësimin e progresit dhe procesit të zgjerimit”, tha Lajcak.
Ai tha se të hënën do të jetë në Beograd për të diskutuar për çështjet që ai i quajti të hapura dhe për të cilat tha se synon të gjejë zgjidhje.
Lajcak: Të hënën jam në Beograd për të diskutuar të njëjtat çështje
“Kur është fjala për energjinë, jemi në proces konsultimesh. Ekziston rreziku t’i tërhiqet licenca Electroserver-it, gjë që ne nuk duam të ndodhë, prandaj ftova të gjithë palët si KEDS e Electroserver në Bruksel të hënën, ku kemi kaluar gjithë ditën duke diskutuar situatën dhe përsëri ishte e rëndësishme për mua tani që këto përfundime, do të them, për këto diskutime t'ia sjell kryeministrit dhe të diskutoj rrugën përpara dhe të hënën do të jem në Beograd, pikërisht me të njëjtin synim me të njëjtën agjendë dhe me të njëjtat çështje, dhe unë me të vërtetë dua të gjej zgjidhje për çështjet që janë ende të hapura”, tha ai.
Marrëveshja për energji – Lajçak thotë se ka rrezik t’i tërhiqet licenca Elektroseverit
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka bërë të ditur se sa i përket çështjes së energjisë, janë në konsultime me kompaninë serbe “Elektrosever”.
Lajçak thesoi se ka rrezik që kësaj kompanie t’i hiqet licenca.
“Për energji jemi në proces të konsultimit, ka rrezik t’i tërhiqet licenca Elektroserverit, e nuk duam të ndodhë kjo. Për këtë ftuam në Bruksel gjithë aksionarët, si KEDS e Elekstroserver të hënën, ku kemi kaluar ditën duke diskutuar situatën”.
“Ka qenë me rëndësi për mua t’i sjelli konkludimet e diskutimit te kryeministri e të bisedojmë rrugën para”, tha ai.
Lajçak përmend intervenimin e Macronit, Scholzit dhe Blinkenit në dialog
I dërguari i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se tema e energjisë dhe targave e kanë dominuar takimin e tij me Albin Kurtin, kryeministrin e Kosovës, krahas normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, ku Lajçak e ka përmendur edhe përfshirjen Presidentit francez Macron, Kancelarit gjerman, Scholz dhe sekretarit amerikan Antony Blinken në dialog.
Lajçak po ashtu ka thënë se të hënën do ta vizitojë Beogradit për të njëjta tema.
Ai ka folur shkurt për gazetarët pas takimit me Kurtin.
“E para ishte rruga drejt normalizimit dhe vazhdimi i diskutimeve që nisëm së fundmi që vazhduan edhe me intervenim të presidentit Macron e kancelarit Scholz dhe përfshirjen e Blinkenit”, ka thënë Lajçak para gazetarëve.
“Diskutuam hapat e ardhshëm. Tema tjetër ishte ajo për energjinë dhe për targat”, ka thënë ai.
Takimi i Lajçakut në Kosovë ishte i papritshëm, në një kohë kur sekretari amerikan Antony Blinken ka telefonuar Kurtin dhe Vuçiqin pikërisht për çështjen e dialogut.
Lajçak: Zgjedhjet në ShBA dhe BE e pengojnë dialogun, ka një mundësi për normalizim
Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është deklaruar pas takimit që e ka zhvilluar me kryeministrin Albin Kurti.
Ai tha se me kryeministrin Kurti diskutoi disa çështje, duke përfshirë edhe atë të energjisë.
Lajçak theksoi para gazetarëve se pret që dialogu të prodhojë normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, edhe pse pohoi se zgjedhjet në ShBA dhe BE e pengojnë dialogun.
Ai ka refuzuar të komentojë deklaratat e Komisionerit evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi i BE-së, Oliver Varhelyi, që një ditë më herët kritikoi Kosovën për veprime të njëanshme. Lajçaku u shpreh se “ai e ka mandatin e tij dhe unë e kam timin”.
“Të hënën do të jem në Beograd, me të njëjtat çështje dhe me të njëjtën agjendë. Do të diskutojmë vazhdimin e çështjeve edhe me kryeministrin Kurti, kur bëhet fjalë për energji ne jemi në konsultime”, tha ai.
“Jemi në aleancë me ShBA-në dhe Britaninë e Madhe. Duam që të shohim dialog që prodhon normalizim. Në vitin 2024 ka zgjedhje në ShBA dhe mandej në BE. Nuk po them se viti tjetër është përcaktues, por kemi një mundësi të mirë para zgjedhjeve”, është shprehur Lajçak.
“Siç e thashë do të ketë zgjedhje dhe ato s’janë të mira për dialogun sepse vëmendja zhvendoset dika tjetër. Kemi një dritare mundësie para zgjedhjeve dhe është përgjegjësi që të mos e mbyllim atë”.
Lajçak pas takimit me Kurtin: Diskutuam disa çështje, duke përfshirë edhe energjinë
Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është deklaruar pas takimit që e ka zhvilluar me kryeministrin Albin Kurti.
Ai tha se me kryeministrin Kurti diskutoi disa çështje, duke përfshirë edhe atë të energjisë.
Lajçak theksoi para gazetarëve se pret që dialogu të prodhojë normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
“Të hënën do të jem në Beograd, me të njëjtat çështje dhe me të njëjtën agjendë”.
“Do të diskutojmë vazhdimin e çështjeve edhe me kryeministrin Kurti, kur bëhet fjalë për energji ne jemi në konsultime”, tha ai.
Pas Kurtit, Lajçak nis takimin me Bislimin
Ka përfunduar takimi mes Miroslav Lajçak dhe kryeministrit Albin Kurti, për të vazhduar me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.
Lajçak ka arritur rreth orës 9:30 në qeveri.
Vizita e tij në Kosovë nuk ishte e paralajmëruar paraprakisht.
Lajçak mbërrin në Kosovë, takohet me Kurtin
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ka arritur në ndërtesën e qeverisë për takim me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.
Lajçak ishte në Kosovë edhe më 15 shtator kur ishte takuar me Kurtin dhe zëvëndëskryeministrin Besnik Bislimi.
Ai kishte thënë se ka për qëllim çuarjen përpara të procesit së dialogut Kosovë-Serbi.
Lajçak vjen në Kosovë, do të takohet me kryeministrin Kurti
Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, vjen sot në Kosovë.
Ai do të pritet nga kryeministri i vendit, Albin Kurti.
Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi nga kryeministria,