Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot do të marrë pjesë në vendosjen e gur themelit të çerdhes në fshatin Miresh të Komunës së Gjilanit.
Ceremonia sipas Zyrës së Kryeministrit do të bëhet në fshatin Miresh të këtij qyteti.
E njëjta pritet të fillojë nga ora 12:00.
E gjysmë orë më vonë, shefi i qeverisë së bashku me Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci viziton një fermer po të atij fshati, që ka të mbjella 10 hektarë grurë.
Rrjedhimisht, kjo është vizita e dytë që Kurti e zhvillon në Gjilan vetëm brenda kësaj jave.
Ai të hënën ishte për vendosjen e gur themelit të një qendre të mjekësisë familje në lagjen Arbëria të Gjilanit.
Mes tjerash, ai vizitoi edhe një nga bizneset e qytetit që udhëhiqet nga partia e tij, në krye me Alban Hysenin.