Naim Murseli, këshilltar i liderit të AKR-së, Behgjet Pacolli, thotë se liberalizimi i vizave po realizohet.
Ai përmes një postimi në Facebook, thotë se, kërkesa e e Francës nuk e pengon liberalizimin e vizave.
Sipas tij, të gjithë shtetasit e vendeve të treta që gëzojnë liberalizimin, po që nuk kanë leje qëndrim në BE, do të duhet të aplikojnë për leje hyrje përmes ETIAS.
Ai shton se, kjo nuk vlen vetëm për Kosovën.
“Kërkesa franceze nuk është asgjë që e pengon Kosovën nga liberalizimi i vizave. Të gjithë shtetasit e vendeve të treta që gëzojnë lirinë e vizave, por nuk kanë një leje qëndrim në BE, do të duhet të aplikojnë për një leje hyrjeje përmes Etias. Kjo nuk vlen vetëm për Kosovën. Liberalizimi i vizave po realizohet!”, shkruan Murseli.