“U kall loja”/ Rron Gjinovci kërkon nga Qeveria largimin e amabsadorit të Francës nga Kosova: Çone FSK-në në veri dhe bleni armatim

Aktuale

“U kall loja”/ Rron Gjinovci kërkon nga Qeveria largimin e amabsadorit të Francës nga Kosova: Çone FSK-në në veri dhe bleni armatim

Nga: N. Sh. Më: 13 tetor 2022 Në ora: 17:32
Rron Gjinovci

Analisti politik, Rron Gjinovci, ka reaguar pas raportimit së Franca ka kushtëzuar liberalizimin e vizave për Kosovën.

Ai përmes një postimi në Facebook, thotë se, kushti i Francës e bën të pamundshëm liberalizimin për një kohë të gjatë.

Gjinovci kërkon nga Qeveria e Kosovës të largon ambasadorin francës nga Kosova, të ndërpren bashkëpunimin me Francën, gjithashtu të ndërpren diskutimet me BE-në dhe negociatat me Serbinë.

Ai tutje është shprehur se, duhet të dërgohet FSK-ja në veri, dhe Kosova të porositë armë.

Postimi i plotë:

Kushti i Francës e bon t'pamundshëm liberalizimin për ni kohë t'gjatë.

Me pasë këtu dinjitet, Qeveria ndërpren çdo bashkëpunim me Francën fillimisht, ia përcjell ambasadorin në aeroport, mandej ndërpren diskutimet me BE-në, i ndërpren negociatat me Serbinë, e çon FSK-në në veri, porositë armë me ato 600 milionë që janë mbledhë edhe deklaron: u kall loja!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat