Njësitet e Antidrogës po zhvillojnë një aksion në kryeqytet.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi.
Krasniqi tha se për detajet lidhur me këtë aksionë, më vonë do të dalin edhe me një komunikatë.
“Sot, më 13.10.2022, në Prishtinë, nga njësitet e antidrogës është zhvilluar një operacion policor. Me të dhënat tjera rreth operacionit u njoftojmë më vonë me një komunikatë”, tha Krasniqi.