Deputetja e AAK-së: Presim nga Kurti të jetë më unifikues për procesin e dialogut

Aktuale

Deputetja e AAK-së: Presim nga Kurti të jetë më unifikues për procesin e dialogut

Më: 13 tetor 2022 Në ora: 17:53
Time Kadrijaj

Deputetja e AAK-së, Time Kadrija ka folur për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Ajo tha se ky proces është “jotransparent”.

“Ka qenë një proces jotransparent, sepse ka qenë një rezolutë e votuar në kuvendin e Kosovës, në të cilën dialogun obligohet të raportojë për rrjedhën e dialogut. Ne e kemi pasur një heshtje dhe një dialog pa parime në fakt, por kemi pasur edhe jotransparencë në procesin e dialogut”, tha Time Kadrijaj.

“Është periudha kur duhet të jemi të unifikuar pozitë dhe opozitë. Sa i përket çështjes së liberalizimit, agjendave evropiane, ne kemi bërë një opozitë të mirë, sepse kemi përkrahur të gjitha marrëveshjet që kërkojnë 2/3 e votave. Ka marrëveshje që po sillen në kuvend, që janë refuzuar nga vetë VV në kohën e opozitës. Për çështje nacionale dhe marrëveshje ndërkombëtare, kjo qeveri do të ketë përkrahje…. Çka po kërkojmë nga Kurti ne, që të jetë më unifikues për procesin e dialogut”, tha ajo.

Kadrija përmendi vizitën e Kurtit në Norvegji pas takimit më Vuçiqin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat