Tahiri pas vizitës në KE: Kosova një tregim i suksesshëm

Aktuale

Tahiri pas vizitës në KE: Kosova një tregim i suksesshëm

Më: 13 tetor 2022 Në ora: 18:01
Besnik Tahiri

Deputetë të Kuvendit të Kosovës kanë përmbyllur sot vizitën historike në Asamblenë Parlamentare në Këshillin e Evropës.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se kjo vizitë është historike sepse për herë të parë u dëgjua zëri i Kosovës.

“Qytetarë të dashur të Kosovës, sot po e përmbyllim një vizitë historike në Asamblenë Parlamentare në Këshillin e Evropës. Është historike, për shkak se për herë të parë u dëgjua zëri ynë. Për shkak se për herë të parë ishim të barabartë. Për shkak se krijuam argumente që rrugëtimi ynë, i historisë së Kosovës, që nga lufta çlirimtare, pavarësia e deri te provizionet tona në funksion të drejtave të njeriut janë unike”, ka shkruar Tahiri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat