Ambasadori i Kosovës në Gjermani jep detaje për takimin Baerbock-Gërvalla

Aktuale

Ambasadori i Kosovës në Gjermani jep detaje për takimin Baerbock-Gërvalla

Më: 13 tetor 2022 Në ora: 18:19
Foto nga takimi

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka folur për takimin e ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, me homologen e saj gjermane, Annalena Baerbock.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se ishte një takim i jashtëzakonshëm, mjaft përmbajtjesor dhe bilateral.

“Marrëdhënie të shkëlqyera tradicionale dhe historike Gjermani- Kosovë. Zgjerim dhe fuqizim i mëtutjeshëm i raporteve reciproke në të gjitha fushat mes Gjermanisë dhe Kosovës”.

“Përforcim i perspektivës euro-atlantike të Republikës së Kosovës. Të përbashkuar përballë sfidave dhe vlerave të përbashkëta”, ka thënë Ajeti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat