Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi, me një postim në Facebook ka kritikuar qëndrimin e kryeministrit Albin Kurti ndaj gazetarëve që kryejnë detyrën e tyre.
Ajo e ka quajtur Kurtin përbuzës ndaj gazetarëve dhe jotransparent i detyron ata të sforcohen panevojshëm për t’i marrë qoftë edhe një deklaratë.
“Kryeministri jotransparent i detyron gazetarët të sforcohen panevojshëm për t’i marrë qoftë edhe një deklaratë. Përbuzës ndaj gazetarëve që thjesht bëjnë detyrën, është kryeministri që nuk është transparent me qytetarët në asnjë temë, ndërkohë që llogaridhënien e ka detyrë.”, tha Halimi.