Këshilltari për media në zyrën e kryeparlamentarit Glauk Konjufca, Feim Tahirsylaj, ka reaguar pas lajmit së Franca kushtëzon procesin e liberalizimit të vizave, duke shtuar si kusht sistemin ETIAS.
Tahirsylaj përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se Kosova nuk mund të mbetet edhe më tutje një Geto në zemrën e Evropës.
Sipas tij, Kosova ka shënuar progres të padiskutueshëm dhe kësisoj e fton Evropën “t’i hap dyert”.
Postimi i plotë:
Republika e Kosovës nuk mund të mbetet edhe më tutje një Geto në zemër të Evropës.
Qytetarët tanë të stërvuajtur e kanë merituar dhe e meritojnë lëvizjen e lirë në zonën Shengen, por u getoizuan padrejtësisht për më shumë se dy dekada.
Republika e Kosovës tashmë ka shënuar progres të padiskutueshëm, ka bërë reforma të nevojshme e të gjithanshme në pajtim me rekomandimet e Bashkimit Evropian dhe ka dëshmuar përkushtim e vendosmëri për t'u bashkuar me familjen e integruar evropiane.
Evropa e bashkuar është destinacioni ynë natyror: Hapni dyert!