Takimi Kurti-Lajçak, Kryeministri jep detaje

Aktuale

Takimi Kurti-Lajçak, Kryeministri jep detaje

Më: 13 tetor 2022 Në ora: 19:54
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me të Dërguarin e Posaçëm të BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ndarë detaje lidhur me takimin e sotëm në Prishtinë me të Dërguarin e Posaçëm të BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Kryeministri Kurti tha se temë diskutimi ishte dialogu i ndërmjetësuar nga BE’ja

Ai tha se ka ripërsëritur angazhimin e Kosovës në arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht të detyrueshme e përqendruar në njohje reciproke.

“Sot mirëprita Miroslav Lajcak në Kosovë. Ne diskutuam për dialogun e Brukselit. Përsërita angazhimin tonë ndaj kuadrit të përgjithshëm të marrëveshjes ligjërisht të detyrueshme të përqendruar në njohjen reciproke”, njoftoi Kurti në Twitter.

Ndër të tjera, Kryeministri po ashtu cilësoi se në takim u potencua se si Raporti i Progresit për Kosovën ka rezultuar si ndër më të mirët në rajon. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat