Opinionisti Sulejman Mehazi ka komentuar fjalimin e Edi Ramës në Këshillin e Evropës.
Edi Rama aty kërkoi që të rrëzojnë akuzat kundër Kosovës, e të pranojnë kërkesën e Shqipërisë për një raport vijues ndaj atij të Dick Martyt.
Ai ka thënë se fjalimi i tij, ishte “me oratori politike të kënaqshme për veshin e shqiptarëve, por e padobishme për Shqipërinë, Thaçin e Kosovën”
“Aroganca patriotike e Edi Ramës ishte e lyer me frymën e Ballkanit të hapur të Vuçiqit, me urrejtjen ndaj Këshillit të Evropës, me Shtëpinë e verdhë (Sendin e verdhë) të trafikimit të organeve, me oratori politike të kënaqshme për veshin e shqiptarëve, por e padobishme për Shqipërinë, Thaçin e Kosovën”, shkruan Mehazi.