Deputetja e VV-së: Liberalizimi i vizave nuk varet 100% nga Qeveria, kjo është në dorë të...

Aktuale

Deputetja e VV-së: Liberalizimi i vizave nuk varet 100% nga Qeveria, kjo është në dorë të...

Më: 13 tetor 2022 Në ora: 23:10
LVV

Deputetja e VV-së Arbreshë Kryeziu-Hyseni, ka thënë se liberalizimi i vizave është një cështje që nuk varet nga Qeveria dhe shteti 100% por nga shtetet anëtare të Bashkimit Europian.

“Ne po e shohim se cilat janë politikat brenda për brenda Bashkimit Europian dhe po ashtu po jemi të vetëdijëshëm që ky proces nuk po varet nga 100% dhe ekskluzivisht prej asaj se cfarë po bënë shteti dhe Qeveria jonë por se është në dorën e vendeve anëtare kryesisht të ministrave të punëve të brendshme të shteteve anëtare të cilët po qe se shohin se kanë dyshime për ndonjë cështje të caktuar edhe mund ta bllokojnë procesin.”, tha deputetja.

Hyseni, ka thënë se Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret që i janë kërkuar përgjatë viteve.

Ajo e ka cilësuar si të padrejtë cfarëdo lloj kushtëzimi tjetër për këtë proces.

“Kosova i ka plotësuar të gjitha 95 kriteret, dhe konsideroj se cfarëdo lloj kushtëzimi tjetër për liberalizimin e vizave do të ishte i padrejtë”, ka thënë Kryeziu Hyseni.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat