Kryetarja e Forumit të Gruas në LDK, Jehona Lushaku-Sadriu, është shprehur se partia LDK do ta përkrah Qeverinë për çështjet si njohja e ndërsjell me Serbinë dhe kufinjët e Kosovës.
“LDK-ja është shumë e vendosur që të sigurohet njohja e ndërsjellë me Serbinë, të respektohet integriteti dhe kufinjët e Kosovës.
Prandaj, nëse vijmë tek një zgjidhje e tillë gjithsesi do të ketë përkrahje ne jemi deklaruar edhe si parti që do ta përkrahim edhe Qeverinë për çështjet të cilat janë kruciale për Kosovën.
Mendoj që duhet të arrihet çdo arritje teknike sa ma shpejt që është e mundshme”, tha Lushaku.