Për herë të parë sot Grupi Punues për vizat i Këshillit të BE-së ka pasur në rend të ditës diskutimin për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Presidenca Çeke ka thënë se duhen qartësuar edhe disa çështje për të çuar përpara liberalizmin e vizave për Kosovën, ndonëse nuk është specifikuar se për çfarë çështjesh bëhet fjalë.
Për deputeten nga radhët e LDK-se Rrezarta Krasniqi, kjo nuk konsiderohet si mohim, por si kërkesë teknike që duhet plotësuar.
“Jam optimiste se ky proces do të përfundojë pozitivisht, meqë jemi vend i vetëm që kemi plotësuar më shumë kritere sesa vendet tjera dhe prapë liberalizimi i vizave na mungon”, deklaroi deputetja Krasniqi.
Ajo, ndër të tjera u shpreh kritike se pse deri më tani nuk është paraqitur ndonjë kërkesë për plotësim, por vetëm sot në takim.