Abazi: Fjalimi i Ramës në KiE ka dëmtuar seriozisht avancimet integruese të Kosovës

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi po konsideron se fjalimi i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në Këshillin e Evropës për raportin e Dick Martyt dhe qëndrimet e tij për “Ballkanin e Hapur” e kanë dëmtuar Kosovën.
Abazi, në një konferencë për medie, ka hedhur dyshimet se kryeministri Rama është pjesë e një rrjeti politik të Ballkanit i cili po mbahet gjallë nga strukturat ekonomike e financiare, që sipas tij, janë edhe kriminale.
Ai theksoi se “Ballkani i Hapur” ka rënë në një vdekje klinike, ndërsa e konsideron lajm fantastik riaktivizimin e Procesit të Berlinit.
Abazi: Dyshoj se Rama është pjesë e një rrjeti politik të Ballkanit
“Pse ekziston një qasje e tillë e Ramës dhe Vuçiqit janë tri arsye të rëndësishme që duhet t’i diskutojmë. E para mund të themi që kryeministri Rama mund të mos e njoh se në kush në fakt është Vuçiqi, dhe nga naiviteti politik vazhdon që ta bëjë prioritet marrëdhënien me Vuçiqin kundrejt mbështetjes së Kosovës, dyshoj shumë se ky është në fakt skenari në të cilin jemi, po më shumë besoj që kryeministri Rama është pjesë e një rrjeti politik të Ballkanit i cili po mbahet gjallë nga strukturat ekonomik e financiare të cilat kanë përfituar nga ekonomia e luftës dhe mandej kapitalin e njëjtë e kanë përdorur për privatizimin e asteve publike dhe shtetërore të Ballkanit Perëndimor dhe ky rrjet ekonomik-politik e në raste edhe kriminal vazhdon të sfidojë ndryshimin përmbajtjesor demokratik në rajon. Binomi Rama-Vuçiq janë në kundërshtim me idenë e një Ballkani të barabartë, një Ballkani ku Kosova merr pjesë e barabartë sepse Kosova ka thyer barrierat të cilat i ka pasur përpara gjatë procesit të tranzicionit”, tha Abazi.
Deputeti i mazhorancës në Kuvendin e Kosovës, Haki Abazi akuzoi kryeministrin e qeverisë shqiptare se po e dëmton Kosovën.
Abazi: Fjalimi i Ramës dhe qëndrimi i tij për “Ballkanin e Hapur” e kanë dëmtuar Kosovë
“Edhe fjalimi i kryeministrit Rama në Këshillin e Evropës edhe qëndrimi i tij për ‘Ballkanin e Hapur’ e kanë dëmtuar dhe vazhdojnë ta dëmtojnë rëndë interesin e vendit tonë dhe unë mendoj se sa më shpejt që ne e vendosim debatin e barazisë dhe bashkëpunimit në mes të Shqipërisë dhe Kosovës do të jetë më e frytshme dhe të parandaloj dallimet edhe divergjencat ndërmjet dy shteteve tona”, u shpreh Abazi.
Sipas tij deklarimet e fundit të Ramës nuk duhet të kalojnë në heshtje pasi sipas tij edhe fjalimi i tij në KiE ka dëmtuar rëndë avancimin integrues të Kosovës.
Sipas deputetit Haki Abazi, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama po bëhet avokat i politikanëve që kanë humbur zgjedhjet në Kosovë.
Abazi: Deklarimet e fundit së Ramës nuk mund të kalojnë të heshtura
“Mendoj se për një kohë të gjatë kemi heshtur duke mos dashur ta dëmtojnë marrëdhënien Shqipëri-Kosovë por deklarimet e fundit së Ramës, kryeministrit të Shqipërisë, nuk mund të kalojnë të heshtura më sepse siç e patë edhe nga fjalimi në Këshillin e Evropës pa çka që ndërmjet ka thirrje për Kosovën kanë dëmtuar seriozisht çështjet edhe avancimet integruese të Kosovës. Për Kosovën flasin institucionet e Kosovës dhe përfaqësuesit e Kosovës marrëdhënia Shqipëri-Kosovë nuk duhet të ndikohet nga agjendat politike... tentimi i kryeministrit që ai të bëhet avokati i politikanëve të Kosovës të cilët kanë humbur në zgjedhje dhe rrjedhimisht janë duke iu përgjigjur drejtësisë ndërkombëtare me dizajnimin e gjykatës ashtu siç kanë dashur ata nuk mund ta lënë fatin e Kosovës duke goditur askush përfshirë edhe kryeministrin Rama”, u shpreh ai.
Abazi po ashtu ka kritikuar të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcakpër për vizitën e djeshme në Kosovë.
Abazi: Ardhja e Lajçakut dje në Kosovës gabim
“Lajçak nuk duhet të flas as edhe për të mirë sa i përket liberalizmit, jo më që zotëri Lajçak ka përdorur të gjitha instrumentet e mundshme përfshirë edhe vizat për të bërë trysni mbi Kosovën për të arritur implementimin e marrëveshjeve, unë mendoj se fakti që ai ishte këtu është gabim në momentin kur diskutohej për vizat atje, ardhja në një vizitë të papritur dhe të paparalajmëruar në Kosovë në ditën kur po bëhej diskutimi më i rëndësishëm për çështjen e liberalizimit të vizave në Evropë është gabim në mesazhin që jep kjo vizitë .Rrjedhimisht, është gabim të vihet në Kosovë dhe të bëhet trysni për mos tërheqjen e licencës për Elektroserverin pasi që pala serbe ka dështuar t’i përmbush të gjitha kushtet e marrëveshje, nuk është më kohë që të mbulojmë dështimet apo paaftësinë e zotëritë Lajçak që ta detyrojë Serbinë që të implementoj qoftë edhe marrëveshjet e fundit për të cilin ai ka garantuar”, tha Abazi.
Deputeti i LVV-së, Haki Abazi ka folur edhe për të gjeturat e Raportit të Progresit duke i konsideruar jashtëzakonisht serioze të gjeturat për punën e Kuvendit.
Ai komentoi edhe të gjeturat e raportit për vendin edhe për sektorin energjetik për çka tha se nevojitet veprim urgjent për të adresuar problemet dhe për të vendosur Kosovën në binarët e një sistemi energjetik të qëndrueshëm duke miratuar strategjinë e energjisë në linjë me agjendën e gjelbër për Ballkanin Perëndimor, të përfundohen punët për rehabilitimin e Kosovës B për standardet mjedisore dhe të filloj dekomisionimi i Kosovës A.