Kosova miraton Deklaratën Kundër Ndalimit Arbitrar

Aktuale

Kosova miraton Deklaratën Kundër Ndalimit Arbitrar

Më: 14 tetor 2022 Në ora: 11:34
Foto ilustrim

Republika e Kosovës ka miratuar Deklaratën Kundër Ndalimit Arbitrar në Marrëdhëniet shtet me shtet, iniciativë e Kanadasë, e cila synon që të mbrojë edhe më tutje të drejtat e qytetarëve, të cilët jetojnë, punojnë dhe udhëtojnë jashtë shteteve të tyre amë.

Me miratimin e kësaj deklarate, Kosova rreshtohet krah shteteve të përkushtuara për të drejtat e njeriut, sundimit të rendit dhe ligjit, si dhe pavarësisë së gjyqësorit.

“Me këtë deklaratë, Kosova sikurse edhe shtetet e tjera ka riafirmuar shqetësimin për përdorimin e ndalimit arbitrar nga shtetet për të ushtruar ndikim mbi qeveritë e huaja, veprim ky në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare”, thuhet në një komunikatë të Presidencës.

Miratimi i kësaj deklarate është hap i rëndësishëm i përmbushjes së zotimeve të bëra nga presidentja Osmani, në emër të institucioneve të Republikës së Kosovës, në Samitin për Demokraci, iniciativë e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat