Ndonëse, u prit që Kosova të merrte dje dritën e gjelbër në rrugëtimin drejt liberalizimit të vizave, në gjë e tillë nuk ndodhi.
Kjo për shkak të një kushtëzimi të shtetit të Francës.
Franca doli me idenë e Etiasit, i cili është mekanizëm që ka për qëllim fuqizimin dhe ruajtjen e kontrollit kufitar për Zonën Shengen.
Gjithë këtë situatën e ka komentuar prof. Dr. Binak Maxharraj.
Ai në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se Franca asnjëherë nuk ka qenë mike e Kosovës.
“Liberalizimi i vizave “nyje gordiane” me dialogun.
Vlora Çitaku po e fajëson LVV-në që vizat nuk u hoqën në vitin 2016?
Nuk thotë kot populli se atje ku ka shumë dredhëza merre krojshën e vogël, sepse edhe mund të kthehesh thatë. Kështu Kosova këto ditë u përfshi nga një entuziazëm i paparë gëzimi dhe hareje së liberalizimi i vizave, i shumë pritur më në fund do të nis rrugëtimin e vet me datën qe e mbanë numrin e pafat, baksuz 13 tetor 2022.
Por, sot të gjithë u dëshpëruan sepse liberalizimi i vizave, megjithatë nuk ndodhi, humbi diku si ta kishte lëshuar toka.
Sot e tërë Kosova ishte e dëshpëruar, por jo edhe e çuditshme sepse BE asnjëherë nuk ka qenë mike e vërtetë e Kosovës, ajo historikisht me shumë e ka dëmtuar Kosovën. Këtë e kishte vërejtur moti edhe i madhi Gjergj Fishta kur i drejtohet Evropës:
Uh! Evropë, ti k’rva e motit!
Që i re mohit, bese së Zotit!.....
Po thuhet se këtë “tërmet”e shkaktoi Franca një mike e vjetër e Serbisë për të shtyrë edhe për disa vite derisa Serbia t’i kryen punët me Kosovën ne dialog. Pra, liberalizimin e vizave e pengoi Serbia përms Francës, që do te thotë se liberalizimi i vizave është lidhur si nyja e Gordit me dialogun”, ka thënë Maxharraj.
Ai ka komentuar reagimin e nënkryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, e cila ka deklaruar se shansi për liberalizim humbi në vitin 2016 me mos-votimin e demarkacionit.
Maxharraj ka pyetur Çitakun se përse nuk u realizua liberalizimi i vizave pas votimit të Demarkacionit?
“Sot e ndava një reagim të nënkryetares së PDK-së, Vlora Çitakut, e cila theksoi se na i kemi fajet kur e humbëm shansin për liberalizim të vizave në vitin 2016, me mos votimin e demarkacionit me Malin e Zi. Sipas saj edhe atëherë liberalizimi paska qenë i lidhur me demarkacionin me Malin e Zi.
Pra, sipas saj e paskemi humbë shansin duke ia hedhë fajin LVV, e cila nuk ka marrë pjesë ne ratifikimin e demarkacionit.
Por, pse nuk u liberalizuan vizave pasi që u ratifikua vija e demarkacionit me Malin e Zi po në atë kohë, për këtë është mirë që znj. Vlora Çitaku të pyet shefin e saj Hashim Thaçin, i cili se bashku me Isa Mustafën e Ramush Haradinaj ishin portogonistët kryesor që Çakorri humbi, iu fal Malit të Zi, kur dihet se Çakorri kurrë nuk ka qenë i Malit të Zi. Historia do ta tregoi të vërtetën”, ka nënvizuar ai.
Sipas profesorit, ka ekzistuar një fakt tjetër që znj. Çitaku nuk e përmend, se pse nuk u liberalizuan vizat, e ai është niveli megaloman i korrupsionit në Kosovë, luftimi i të cilit është i vendosur si kusht kryesor nga BE dhe SHBA.
Në fund, Maxharraj ka thënë se liberalizimi nuk duhet të kushtëzohet me dialogun me Serbinë.
“Pra, Kosova për dy ditë kaloi nga gëzimi ne zhgënjim sa i përket liberalizimit të vizave. Kosovës nuk duhet edhe më tutje të lejojë që liberalizimin e vizave ta lidhë ta kushtëzoi me asgjë tjetër e aq më pak me dialogun me Serbinë, apo mbas edhe me Asociacionin një etnik serb me kompetenca ekzekutive, apo të krijimit të një mini shteti në shtetin e Kosovës, ashtu siç u deklaruan edhe përfaqësuesit e SHBA Escobar dhe ambasadori i SHBA ne Kosovë Jeff Hovenier”, ka përfunduar ai.