Kusari-Lila: Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizim, s’ka dyshime

Aktuale

Kusari-Lila: Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizim, s’ka dyshime

Më: 14 tetor 2022 Në ora: 12:25
Mimosa Kusari-Lila

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimosa Kusari-Lila, ka ritheksuar se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave për qytetarët e saj.

Pas mbledhjes së Kryesisë, ajo tutje tha se procesi si i tillë do të vazhdojë në rrugën evet dhe Kosova pashmangshëm është në një udhëtim njëdrejtimësh.

“S’ka dyshime të themi që Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave për qytetarët e saj dhe tashme duhet qenë bashkëpunues dhe natyrisht të fokusohemi në ato punë të dhe ato angazhime cilat në presin këtu në Kosovë”.

“Besoj që procesi si i tillë do të vazhdojë në rrugën e vet dhe Kosova pashmangshëm është në një udhëtim njëdrejtimësh që do të thotë integrimi në Bashkimin Evropian për Republikën e Kosovën nuk ka alternativë dhe ky është qëndrimi ynë në të gjitha funksionet që ushtrojmë, qoftë në legjislativ apo në ekzekutiv”, tha ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat