Musliu falënderon Ramën për fjalimin në KiE: Fali krerët e Kosovës për heshtjen inatqore

Aktuale

Musliu falënderon Ramën për fjalimin në KiE: Fali krerët e Kosovës për heshtjen inatqore

Më: 14 tetor 2022 Në ora: 13:05
Ganimete Musliu

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ka falënderuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama për fjalimin e tij në Këshillin e Evropës, në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Ajo kërkoi nga ai t’i falë krerët e institucioneve të Kosovës për heshtjen e tyre, siç tha inatqore.

Musliu: Faleminderit Edi Rama, fali krerët institucional për heshtjen e tyre inatqore

“Faleminderit Edi Rama. Faleminderit kryeministër i Shqipërisë, ti nderove gjithë shqiptarët që e duan atdheun dhe vlerësojnë historinë e tyre të lavdishme. Bartësit e institucioneve tona fali. Fali për heshtjen e tyre inaçore sepse edhe ashtu gjithmonë janë rreshtuar dhe vonuar në drejtimin e kahjes së drejtë të historisë tonë kombëtare”, tha ajo.

Të mërkurën, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama iu adresua asamblesë parlamentare të Këshillit të Evropës, lidhur me akuzat ish senatorit zviceran, Dick Marti, karshi ish krerëve të UÇK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat