LDK: Të dhënat e Raportit të Progresit janë fakte e jo propagandë

Aktuale

LDK: Të dhënat e Raportit të Progresit janë fakte e jo propagandë

Më: 14 tetor 2022 Në ora: 13:17
Xhafer Tahiri

Lidhja Demokratike e Kosovës në një konferencë me gazetarë komentoi Raportin e Progresit për Republikën e Kosovës, të përpiluar nga Komisioni Evropian.

Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, XhaferTahiri, theksoi se Komisioni Evropian në raportin e saj konstaton se në asnjë fushë të vlerësimit nuk ka progres të mirë apo edhe progres shumë të mirë.

“Raporti i Progresit i Komisionit Evropian 26 herë përsëritet fjala ‘nuk ka progres’ në fushat e vlerësimit, ndërsa 32 herë përmendet se Kosova në sektorë të ndryshëm është ‘në fazë të  hershëm’ dhe zero herë konstatohet ‘progres i mirë’ dhe zero herë  ‘progres shumë i mirë’ vlerësohet në fushat e vlerësimit në raportin për Kosovën të vitit 2022”, vuri në pah Tahiri.

Tutje ai përmendi sektorin e shëndetësisë, ku, sikundër ceket në raport, “në këtë sektor është zvogëluar buxheti për 14.6%, pastaj në fushën e legjislacionit që përmendet, ku megjithëse ka shumicën në Parlament, në punën e saj ndikohet nga një atmosferë politike përçarëse e shkaktuar nga shumica në Parlament.”

Ai theksoi se Komisioni përmend qasjen pozitive të LDK-së dhe të opozitës në mbështetjen e saj sidomos në marrëveshjet ndërkombëtare.

Ndërkaq në fushën e luftës së korrupsionit, Kosova është në fazat e hershme të arritjes, sikurse në raportet e viteve paraprake.

Tahiri më tej theksoi se vendi ynë meriton ndryshim më të shpejtë dhe që qytetarët tanë meritojnë një qeverisje më të mirë.

Tutje ai përmendi se edhe në fushën e administratës publike nuk ka progres e as në reformat legjislative të cilat janë të nevojshme, gjithashtu as edhe një përparim për të drejtat për nevojat e veçanta, as në menaxhimin e kufirit, por as në fushën e zhvillimit në sektorin e bujqësisë.

“Nuk ka përparim as në zonën evropiane të përparimit, pra nuk ka përparim në shkencë e novacion”, vuri në dukje Tahiri.

Sulmet ndaj gazetarëve e mediet janë shqetësuese”, tha Tahiri një nga të dhënat në raport, teksa shtoi se këto janë të dhëna nga ekspertët e fushave të caktuara e jo në propagandë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat