“E turpshme”, eurodeputeti holandez godet BE-në për çështjen e vizave për Kosovën

Aktuale

“E turpshme”, eurodeputeti holandez godet BE-në për çështjen e vizave për Kosovën

Më: 14 tetor 2022 Në ora: 13:42
Thijs Reuten

Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten ka reaguar ashpër pasi një ditë më parë çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën ndërlidh me funksionalizimin e sistemit për siguri në Evropë, ETIAS.

Reuten ndërlidhjen e liberalizimit të vizave me sistemin ETIAS e ka quajtur arsyetim për të shtyrë këtë çështje.

“E turpshme, marre dhe e papërgjegjshme.

Pas një raporti jashtëzakonisht pozitiv shtesë për udhëtimin pa viza për Kosovën me kërkesë të Holandës, i bashkohet një grup vendesh që kanë dalë me një justifikim të ri për të shtyrë sërish vendimin”, shkruan Reuten.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat