Abazi thotë se Serbia po propagandon në BE për ta përshkruar Kosovën të papërgatitur

Aktuale

Abazi thotë se Serbia po propagandon në BE për ta përshkruar Kosovën të papërgatitur

Më: 14 tetor 2022 Në ora: 15:49
Haki Abazi

Haki Abazi nga Lëvizja Vetëvendosje, tha se Serbia po bënë propagandë të tmerrshme në Bashkimin Evropian për Kosovën.

Këtë deklaratë Abazi e bëri duke e komentuar dialogun Kosovë – Serbi, ku për këtë të fundit thotë se në çdo moment mundohet ta përshkruaj Kosovën si të papërgatitur apo mundohet ta shtrembëroj realitetin.

“Ne kemi të bëjmë edhe me një propagandë të tmerrshme që bënë Serbia nëpër zyret e Bashkimit Evropian për të na përshkruar si të papërgatitur apo për ta shtrembuar informacionin”, tha ai.

Abazi tregon se çfarë pune duhet të bëjë Ambasadori i Kosovës në Bruksel. Sipas tij, ai duhet të tregohet i vëmendshëm dhe ta përcjellë Serbinë për të parë se çfarë është duke lansuar ajo për Kosovën.

“Ambasadori ynë  përveç se  duhet ta bëjë punën e rregullt të ambasadorit edhe të përcjelljes së proceseve, ai gjithashtu duhet të jetë i kujdesshëm dhe të shpenzojë kohë dhe energji për të parë se çfarë është duke lansuar Serbia gjatë gjithë kohës në Bruksel për çështjen e Kosovës”, deklaroi ai.

Tutje gjatë debatit, Abazi tha se duhet të rritet stafi në ambasadë për t’i kryer më me sukses detyrat e rëndësishme që e presin Kosovën.

“Reformat në Ministrinë e Punëve të Jashtme duhet të na sillnin në atë moment që stafi ynë të rritet me dhjetëra herë në ambasadë për t’i kryer këto detyra të rëndësishme që Kosovën e presin edhe në Strasburg edhe në…”, shtoi Abazi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat