Elvis Hoxha, ish-këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, ka reaguar pas videos ku Edi Rama ia mbyll sytë kryeministrit të Kosovës.
Në profilin e tij në “Facebook”, Hoxhaj ka shkruar se ka dy format të populizimit.
Në këtë mënyrë, ai veprimin e Ramës e ka vlerësuar si populist.
“Ka dy forma populizmi. Njëri t'i hap sytë, tjetri t'i mbyll sytë”, ka shkruar Hoxhaj.
Në kongresin e forcave politike progresive në Berlin, Rama ia ka mbyllur sytë nga pas kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Më pas, Rama e përqafon Kurtin dhe në takim shpërthejnë të qeshurat.