Doktori Blerim Feka, shef i repartit të Gjinekologjisë në spitalin e Vushtrrisë, ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij dhe nga detyra e mjekut në këtë spital, pas incidentit me familjarin e një pacienti.
Në disa pamje të publikuara në rrjetin social “Tik Tok” nga një familjar, shihej një diskutim i ashpër mes tij dhe doktorit dhe në një moment ndodh edhe incidenti ku doktori tenton t’ia marrë telefonin.
Nga Spitali i Vushtrrisë, kanë konfirmuar se pas incidentit, doktori Blerim Feka ka dhënë dorëheqje.
“Dr. Blerim Feka, ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga detyra e mjekut specialist dhe e ka njoftuar Spitalin për shkëputjen e Kontratës së punës për arsye personale.” – konfirmoi drejtoria e spitalit për kallxo.
Policia e Kosovës e ka konfirmuar se ka intervisutar doktorin për prishje të rendit dhe qetësisë publike dhe se rasti është ende nën hetime.