Enver Hoxhaj krah për krah me Erion Veliajn, vizitojnë ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Aktuale

Enver Hoxhaj krah për krah me Erion Veliajn, vizitojnë ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Më: 14 tetor 2022 Në ora: 19:13
Erion Veliaj dhe Enver Hoxhaj

Ish-kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka vizituar ish-krerët e UÇK-së në Hagë.

Hoxhajn në këtë vizitë e shoqëroi edhe kryetari i Tiranës, Erion Veliaj.

"Si gjithnjë, të vendosur dhe plot vullnet për ta fituar betejën e Kosovës në Hagë, sepse atje po gjykohet lufta e lavdishme e UÇK-së dhe jo individi", shkroi Hoxhaj në Facebook.

Postimi i plotë

Sot, takuam shokët tanë në Hagë!

Bashkë me kryetarin e Tiranës, mikun tim, Erion Veliajn, vizituam shokët Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin. Si gjithnjë, të vendosur dhe plot vullnet për ta fituar betejën e Kosovës në Hagë, sepse atje po gjykohet lufta e lavdishme e UÇK-së dhe jo individi. Të pandalshëm e energjikë, do të dalin triumfues të kësaj vazhdimësie të luftës për liri dhe pavarësi të krerëve të UÇK-së.

🇽🇰

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat