Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, raportohet se ka marrë pjesë në ceremoninë e shigurimit të patriarkut të Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije, që u mbajtë sot në manastirin e Patrikanës së Pejës.
Pjesëmarrja e Muhaxherit në këtë ceremoni është quajtur gjest i rrallë dhe i guximshëm nga politikanja serbe, Rada Trajkovic.
Sipas saj, gjeste të tilla duhet të bëhen të zakonshme.
“Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, më herët sot mori pjesë në ceremoninë e kurorëzimit të Patriarkut Porfirije. Një gjest i rrallë dhe i guximshëm për të kapërcyer ndarjet etnike. Gjeste të tilla duhet të bëhen të zakonshme dhe jo përjashtime”, ka shkruar Trajkoviq.
Gazmend Muhaxheri, the mayor of Peć, attended the enthronement ceremony of Patriarch Porfirije earlier today. A rare and brave gesture to overcome ethnic divisions.
— Rada Trajkovic (@trajkovic_rada) October 14, 2022
Such gestures must become commonplace rather than exceptions. pic.twitter.com/uoHFpuwxz6
Ndryshe, më 14 tetor, Kisha Ortodokse Serbe dhe besimtarët shënojnë festën fetare të manastirit të Patrikanës së Pejës.
Akti i kurorëzimit të patriarkut bëhet një vit e tetë muaj pas zgjedhjes së tij si udhëheqës i Kishës Ortodokse Serbe.