Kastrati i PDK-së: Tash njerëzia s’po thonë “po flet kot” por “po flet si Besnik Bislimi”

Aktuale

Kastrati i PDK-së: Tash njerëzia s’po thonë “po flet kot” por “po flet si Besnik Bislimi”

Më: 14 tetor 2022 Në ora: 21:04
Ardian Kastrati

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati ka ironizuar me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi, duke thënë se tash njerëzit nuk po thonë “ po flet kot” por “ po flet si Besnik Bislimi”.

Kastrati ka ftuar qytetarët që të shikojnë deklarimin e pasurisë së Bislimit, duke theksuar që ta shikojnë shumën e parave që ky i fundit merr për udhëtime jashtë vendit.

”Na kënaqen pionerët e Fadil Hoxhës e Sinan Hasanit”, ka shkruar ai në Facebook.

Postimi i plotë i tij:

Miq,

tash nuk po thojnë njerëzia në muhabete ditore të zakonshme : “ po flet kot” por “ po flet si Besnik Bislimi”.

Paramendo, vendi me rritjen ma të madhe ekonomike në Evropë. Kjo është arsyeja pse suedezët e zviceranët po investojnë në Kosovë e ne po ikim në Evropë.

Hyni kqyrne në deklarim të pasurisë së tij sa mijëra euro i merr ky për udhëtime jashtë shtetit.

Na kënaqen pionerët e Fadil Hoxhës e Sinan Hasanit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat