“Duke ia drejtuar armën dhe shkrepur plumbin”/ Revoltohet Luljta Aliu pas këtij vendimi!

Aktuale

“Duke ia drejtuar armën dhe shkrepur plumbin”/ Revoltohet Luljta Aliu pas këtij vendimi!

Nga: A.M Më: 14 tetor 2022 Në ora: 22:13
Analistja Lulejta Aliu

Analistja Lulejta Aliu ka reaguar pas dënimit me shtatë vjet e gjashtë muaj burgim për Shaban Gogajn që vrau Agonis Tetajn në shtator të 2018-ës në Deçan.

Aliu u shpreh e revoltuar me këtë vendim të gjykatës.

“Të vrasësh njeriun duke ia drejtuar armën dhe shkrepur plumbin, pastaj të thuash se nuk ka qenë e qëllimshe dhe të dënohesh vetëm për vrasje nga pakujdesia, kjo, të dashur njerëz, ndodhë vetëm në Kosovë, ku kriminelit i falet më shumë besimi sesa viktimës dhe ku sistemi i drejtësisë funksionon sikur të ishin avokatë të kriminelëve”, shkroi analistja në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Të vrasësh njeriun duke ia drejtuar armën dhe shkrepur plumbin, pastaj të thuash se nuk ka qenë e qëllimshe dhe të dënohesh vetëm për vrasje nga pakujdesia, kjo, të dashur njerëz, ndodhë vetëm në Kosovë, ku kriminelit i falet më shumë besimi sesa viktimës dhe ku sistemi i drejtësisë funksionon sikur të ishin avokatë të kriminelëve.

Ky nuk është sistem drejtësie, por organizim mafioz ne duar të biznesit.

#REVOLTE

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat