Bashkëluftëtari i Adem Jasharit tregon historinë fotografisë ku shihet Komandanti legjendar me shokë

Aktuale

Bashkëluftëtari i Adem Jasharit tregon historinë fotografisë ku shihet Komandanti legjendar me shokë

Më: 14 tetor 2022 Në ora: 22:16
Adem Jashari me shokë

Avni Nura, i cili ishte prezent në realizimin e fotografisë së komandantit Adem Jashari me shokë, thotë se fotografia ishte kërkesë e njërit nga shokët për ta mbajtur kujtim.

Rrallë gjen shtëpi në fshatin Prelloc të Skenderajt, ku nuk ka simbole kombëtare.

Këtu aktiviteti kombëtar për lirinë e vendit kishte filluar shumë dekada më parë.

Këtë e dëshmon edhe kjo fotografi që shumë shpejt do të shndërrohet në shtatore pikërisht në vendit ku ishte realizuar, qysh në vitin 1992.

E rrugën për të shkuar aty nuk e harron asnjëherë Avni Nura, i cili ishte edhe prezent në momentin kur u realizua fotografia.

E ecja drejt atij vendi, 48 vjeçarit i ringjall shume kujtime.

E shumicën prej tyre i ka në vendin ku u realizua fotografia.

Se si erdhi deri te ideja për të mbajtur këtë kujtim, Nura e kujton shumë qartë.

“Foto është realizuar në 1992, kemi qenë në odën tonë njëri prej shokëve tha që  dalim e mbajmë një fotografi se mundemi edhe mos me kanë le të mbetemi kujtim”, ka thënë ai.

Ndonëse ishte vetëm 18-vjeçar, ai gjatë tërë kohës qëndroi me krerët e UÇK-së.

“Kemi nejte shumë edhe nuk mundem me nda një moment”.

Bashkëluftëtar i tyre ishte edhe Bajram Nura, i cili po e mirëpret ndërtimin e kësaj shtatoreje.

“Natyrisht që më gëzoi shumë, historia nuk duhet të harrohet.”

Nura ka edhe një qëndrim për ata që po e kundërshtojnë këtë ide.

“Nuk duhet të përzihet politika këtu”, thekson ai.

Edhe qytetarët e Skënderajt thonë se kjo do të jetë vlerë për qytetin e tyre.

Ndërtimi i shtatores nis në vitin 2023 dhe në të do jenë Adem Jashari, Hamëz Jashari, Ilaz Kodra, Sami Lushtaku, Sahit Jashari, Musa Jashari edhe Jakup Nura.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat