Avni Ajeti, bashkëluftëtari i komandantit Zahir Pajaziti ka thënë se ky i fundit është figura dhe promotori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ajeti tha se Pajaziti me guximin dhe mençurinë e tij, për 3 vite e gjysmë nuk e ka ndalur pushkën ndaj okupatorit serb.
“Është figura dhe promotori i ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pajaziti arriti në atë kohë edhe të organizojë aksionet edhe të jetë një prijës i atyre djemve që ishin rreth tij sepse ishte kohë e vështirë.
Zahir Pajaziti me guximin dhe mençurinë e tij, përafërsisht diku 3 vite e gjysmë nuk e ndali pushkën ndaj okupatorit serb, diti me i godit aq mirë në mesin e qytetit, në rrugë dhe iu krijoi pasiguri aty ku ka mundur dhe veproi”, tha ai.