Ish-nënkryetari i Prishtinës, Selim Pacolli ka ironizuar me raportimet se Sami Lushtaku do ta paraqes veten e tij në një përmendore. Ish-komandanti i Zonës Operative të do të ketë një përmendore për veten në të gjallë të tij.
Në një koment të bërë në “Indeksonline”, Pacolli ka thënë se është herët të bëhet ky veprim për një person që ende jeton.
“Pak herët bre, njeri mendon hala me jetue, o njerëz”, ka shkruar ai.
Kujtojmë se në shtatore do të kthehet fotografia e disa themelueseve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në fshatin Prellovc.
Krah ish-kryetarit, njëkohësisht nënkryetarit aktual të Komunës së Skenderajt, do të jetë edhe Komandanti Legjendar Adem Jashari, komandanti Hamëz Jashari, Ilaz Kodra, Sahit Jashari, Musa Jashari edhe Jakup Nura.
Projekti është planifikuar të filloj vitin e ardhshëm (2023) dhe është planifikuar buxhet prej 50 mijë eurosh.