Deputet të Lëvizjes Vetëvendosje kanë vlerësuar pozitivisht raportin e progresit për Kosovën, duke thënë se ky është raporti i parë ku nuk evidentohen ndërhyrje dhe ndikime politike në sistemin e drejtësisë, administratës publike, transmetuesin publik dhe në agjencione të pavarura.
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli dhe deputeti Armend Muja në emër të grupit, në një konferencë për media, thanë se bazuar në raport, Kosova s'ka pasur asnjëherë vlerësim më të mirë.
Deputetja Pacolli tha se gjatë këtij viti rezultatet e punës së Kuvendit janë shumëfishash më të mira se vitet e kaluara, derisa ka shtuar se gjatë periudhës qershor 2021 qershor 2022, Kuvendi ka miratuar 123 ligje, ndërsa viteve të tjera maksimumi ka qenë 50 ligje.
"Ky është edhe raport i parë ky nuk evidentohen ndërhyrje politike dhe ndikim politik në sistemin e drejtësisë, administratë publike, transmetuesin publik dhe në agjencione të pavarura", tha ajo.
Pacolli tha se raporti i Komisionit Evropian ka një kritik të butë, nuk dënon qasjen e Serbisë pro ruse. Sipas saj, nuk përmend fare shkeljen e të drejtave të njeriut dhe minoriteteve.