Daut Haradinaj ankohet: 4 orë pa rrymë në kryeqytet

Aktuale

Daut Haradinaj ankohet: 4 orë pa rrymë në kryeqytet

Më: 15 tetor 2022 Në ora: 13:33
Daut Haradinaj

Daut Haradinaj nga AAK-ja ka thënë se sot në kryeqytet nuk ka pasur për katër orë energji elektrike.

Sipas tij dita e sotme shënon ditën e agregatave.

“Sot po duket që po fillojka dita e agregatave. 4 orë pa rrymë në Kryeqytet, në shumë zona as që dihet kur ndalet a kur vjen rryma. E pritet të jetë edhe më keq në ditët dhe javët në vijim. Total të pa papërgjegjshëm”, ka shkruar ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat